Click Plus për tragjedinë në Llaskarcë, protagonistët që ndihmuan komentojnë rastin e 13 shkurtit

Palët që ndikuan në shpëtimin e jetëve të personave që pësuan në aksidentin e 13 shkurtit, kanë rrëfyer përvojat e tyre në lidhje me rasti

Komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Uka Haliti, nuk e din se si zjarrfikësit e Tetovës kanë arritur në vendngjarje më shpejt se grupi i zjarrfikësve të “Gjorçe Petrovit”, të cilët janë edhe më afër.

“Nuk dua edhe me kritiku kolegët pa marrë parasysh se a janë nga Gjorçja apo nga brigada e Shkupit, por është interesant edhe ne po bëjmë analiza, meqë nga vendi ynë deri në fshatin Llaskarcë te vendngjarja ku ka ndodhur tragjedia natën e kobshme ka 25 kilometra”, veçoi Uka Haliti.

Sipas tij, zjarrfikësit e Tetovës, me të marrë lajmin, kanë arritur për 28 minuta.

Sedat Qazimi, banor i Llaskarcës thotë se nga mungesa e Ndihmës së shpejtë, banorët të cilët u vinin në ndihmë të lënduarve, kanë ngelur në udhëkryq sepse nuk e kanë ditur a t’i transportojnë të lënduarit në spital apo të presin Ndihmën e shpejtë.

“Një pjesë shumë e madhe janë nxjerrë nga banorët, problemi ishte më e keqja, se nuk dinim a t’i transportojmë direkt me veturat tona apo duhet të presim ndihmën e shpejtë. U desh me bo diçka, patjetër, me siguri duket edhe në pamje, veturat private, ka dy, ka tre, ka katër dhe i kanë përcjellë në spitalin “8 Shtatori”, dhe në spitalin shtetëror”, tha Sedat Qazimi, banor i Llaskarcës.

Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës Klinike Urgjente, Ilir Hasani thotë se pasi “Qendra Klinike” morri lajmin e kobshëm, është mobilizuar brenda pak minutash për tu dalë në ndihmë të aksidentuar.

“Hipotetikisht po e them se nuk është informacion preciz. Menjëherë, për një moment i hapëm katër salla operacioni. Tri salla të operacionit të cilat i hapëm para vitit të ri ishin në dispozicion. Pjesa e sallave të operacionit, përmban 16-të salla operacioni, të cilët janë si potencial i mundshëm për tu hapur në kësi ndodhi të mëdha”, deklaroi Ilir Hasani drejtor i Qendrës Klinike.

Ndryshe, më 13 shkurt autobusi i Kompanisë “Durmo Turs”, i cili nga Qendra Transportuese në Shkup u nis në ora 16:15 për në Gostivar, është aksidentuar dhe si pasojë e rrokullisjes së tij, jetën e kanë humbur 15 persona dhe një numër i madh i udhëtarëve kanë mbetur të lënduar./TV21

Back to top button