Kandidatja për presidente në zgjedhjet e vitit të kaluar ka treguar arsyet për disfatën e saj në zgjedhje

Kandidatja për presidente në zgjedhjet e vitit të kaluar ka treguar arsyet për disfatën e saj në zgjedhje

Hillary Clinton ka treguar 4 arsye që ajo i cilëson si shkas për humbjen e saj në zgjedhje kundër kandidatit republikan Donald Trump.

Clinton ishte intervistuar në samitin e Femrave të Botës në New York. Arsyet për humbje sipas saj janë këto, shkruan rtv21.tv.

1. Rusia – Ajo beson se presidenti rus Vladimir Putin kishte “përzier” në zgjedhjet amerikane dhe se kishte ndikim të madh

2. Arsye e dytë sipas saj është se njerëzit nuk kanë mundur të durojnë një presidente femër

3. Shefi i FBI-së Comey i ka bërë publike e-mailat vetëm 2 javë para zgjedhjeve

4. WikiLeaks – Edhe WikiLeaks ka publikuar gjëra që kanë dëmtuar kampanjen e Clinton.

Në fund demokratja pranon se ka mundur t’i bëjë më mirë disa gjëra./21Media