“Çdo gjë që kemi bërë, nuk do të bënte ndryshim nëse njerëzit e Kosovës nuk do të ndërtonin shtetin...”

“Çdo gjë që kemi bërë, nuk do të bënte ndryshim nëse njerëzit e Kosovës nuk do të ndërtonin shtetin…”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton pas marrjes së çmimit “Urdhri i Lirisë” nga presidenti, Hashim Thaçi, tha që e gjithë bota mund ta shoh Kosovës si model të demokracisë. “Mendojë që e gjithë bota sot… mund ta shikojë Kosovën si një model të demokracisë dhe të përkushtimit për t’u përmisuar, rritur dhe për të pasur marrëdhënie të mira me fqinjët, që është diçka që çdo shtet i vogël apo i madh ka nevojë të përmisohet, jashtë kufijve dhe brenda kufijve. Mendoj që keni një shans të mirë që t’i jeni shembull i mirë për botën edhe për 20 vjet të tjera.”, tha ai.

Clinton gjithashtu tha se ndjehet krenar që ka qenë president i SHBA-ve kur Kosova ka pasur nevojë për dikë t’i thotë ndal ikjeve të popullit dhe vrasjeve të njerëzve të pafajshëm. “Unë gjithmonë do të jem krenar për faktin që kam qenë president i SHBA-ve, kur ju keni pasur nevojë për dikë të zgjohet dhe të thotë që jo më njerëz që ikin nga shtëpitë e tyre, jo më vrasje të njerëzve të pafajshëm… por çdo gjë që kemi bërë ne nuk do të bënte ndryshim nëse njerëzit e Kosovës nuk do të merrnin vendimin të ndërtonin shtetin, shoqërinë dhe të ndërtonin një qeveri funksionale, dhe të largoheshin nga lufta për të bërë paqe. Kështu që unë ju falënderoj për këtë.”, tha Clinton.

Ndërkaq ish-presidenti Clinton për dialogun e Kosovës me Serbinë u shpreh që Kosova meriton që si shtet i pavarur të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. “Mirë, mendoj që Kosova e meriton të jetë në Bashkimin Evropian dhe NATO si shtet pavarur.”, tha ai.

Nesër në kremtimin e ditës së çlirimit  do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-vë, Bill Clinton, ish-sekretarja Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare./21Media