Tayna tregohet mjaft aktive

Tayna tregohet mjaft aktive

Reperja Tayna vazhdon të jetë ndër emrat më të pëlqyer të skenës sonë. 23 vjeçarja është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat imazhe të bukura nga jeta e përditshme.

E bukur dhe tërheqëse Tayna është shfaqur edhe në fotografinë e fundit të publikuar në InstaStory. Me anë të mbishkrimit në fotografi ajo e bëri të ditur se kishte bërë një sakrificë për të arritur këtë imazh.

“Pas kësaj foto u theva dhe desh mu ndal fryma”, ka shkruar Tayna mbi fotografinë e realizuar para pasqyres.

23-vjeçarja vitin që e lamë pas korri suksese të shumta me projektet që solli. “Pasite”, “Bye Bye”, dhe “Sicko”, janë vetëm disa nga projektet që publikoi këtë vit dhe që u dëgjuan tej mase./21Media