Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmimet do të ndryshohen nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë bëri të ditur se nga mesnata në Maqedoni do të ketë ulje të çmimit të benzinave nga një deri në një denarë e gjysmë, ndërsa çmimi i dizeliz dhe Vajit Ekstra të leht për amvisëri do të mbetet i pandryshuar.

EuroSuper Bs-98 do të shitet për 1.50 denarë më lirë dhe një litër do të shitet për 68.50 denarë, ndërsa EuroSuper Bs-95 do të shitet për 1 denarë më lirë dhe një litër do të shitet për 66.50 denarë për litër.

Çmimi i mazutit është ulur për 0.740 denarë në raport me çmimin paraprakisht të përcaktuar, mazuti do të shitet me çmim prej 32.954 denarë./TV21

Back to top button