Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot janë të njëjta me dje, me përjashtim të çmimit të benzinës që sot është pak më shtrenjtë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se deri të enjten në ora 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.86 euro centë për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.75 centë euro për litër, një cent më shumë se dje.
Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.
Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës./21Media
 

Back to top button