Çmimet e importit shënojnë ngritje në Kosovë

Të dhënat u publikuan sot nga ASK

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 2.2 % në tremujorin e katërt të vitit të kaluar krahasuar me tremujorin paraprak të po atij viti, ku ngritja më e theksuar ishte te lëkura dhe artikujt e saj me 14.0 %, shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre 8.5%, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, dhe mekanizmat e orës me 6.6%.

Sipas Indeksit të Çmimeve të Importit për tremujorin e katërt 2018, të publikuar sot nga ASK,  ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te tekstili dhe artikujt e tij me 3.6%, vajrat ushqyese 1.2%, këpucët 0.4% dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 0.4%.

Ndërkaq, krahasuar TM4 2018 me TM4 2017, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 3.9%.

Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin prodhimet minerale (20.7%), lëkura dhe artikujt e saj (15.5%), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (7.2%), instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (6.9%), shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (5.6%), druri dhe artikujt e tij 4.0%, etj.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te këpucët me 10.1%, prodhimet bimore  8.6%,  tekstili dhe artikujt e tij 7.2%, vajrat ushqyese 3.2% dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 0.4%.

Back to top button