Çmimet e larta të derivateve, hajnat ia mësyejnë rezervuarëve të kamionëve

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se nga rezervuari i një kamion me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:10 në Obiliq.
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Sot një litër naftë apo benzinë kushton mbi 1.90 euro./21Media

Back to top button