Çmimet e produkteve bujqësore, të qëndrueshme

Rritje të lehtë të çmimit kanë pësuar vetëm disa produkte

Në tregjet e Shqipërisë çmimet e shitjes së produkteve bujqësore gjatë kësaj jave, kanë ruajtur qëndrueshmëri duke pësuar pak ndryshime krahasuar me javën e kaluar.

Rritje të lehtë të çmimit kanë pësuar produktet e që janë në fillim të sezonit të prodhimit si qepa e njomë, preshi, brokoli dhe karrota.

Ndërkohë, që produktet që kanë shënuar rënie në tregun e shumicës janë sallata jeshile, speci jeshil dhe panxhari.

 

Back to top button