Prodhuesit: Ka superprodhim, energjia nuk është argument

Prodhuesit: Ka superprodhim, energjia nuk është argument

Nuk do të ketë rritje të çmimit te bukës. Kështu shprehet një nga prodhuesit e mëdhenj, i cili kundërshton hapur pretendimet e shoqatës që kërkon të trajtohen me të njëjtin çmim të energjisë elektrike, si furrat ashtu edhe ato pika që krahas bukës prodhojnë dhe produkte te tjera.

Ndërsa drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Bukës të kontaktuar nga Vizon Plus jashtë kamerës, thonë se jo të gjitha furrat trajtohen më të njëjtin çmim te energjisë elektrike, edhe pse në fakt një pjesë e madhe e këtyre subjekteve funksionojnë edhe si pastiçeri.

Ndërkohë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka reaguar duke thëne se janë respektuar vendimet e ERE,  duke aplikuar çmimet e përcaktuara për kategori të caktuara të këtij biznesi.

Për vitin 2018, çmimet e vendosura nga Enti Rregullator për furra buke janë 7.1 dhe 7.6 lekë, ndërsa gjatë monitorimeve në terren janë konstatuar edhe biznese qe pretendonin se kishin furrë buke, por rezultonin me aktivitet tjetër.