Çmimi i Mbappes është 110 milionë euro

Manchester City janë në treg për një sulmues të ri, dhe francezi Kylian Mbappe është caku i tyre kryesor

Por klubi nga Premier Liga janë shokuar nga çmimi i tij astronomik që Monaco i ka vënë atij, që është hiç më pak se 110 milionë euro, ka kuptuar Goal.

Mbappe është një nga talentët më të mëdhenj të botës së futbollit, andaj është e kuptueshme që po kërkohet nga të gjithë, shkruan rtv21.tv.

Ishte raportuar se në gusht të vitit të kaluar City kishte ofruar 40 milionë euro për 17 vjeçarin, por oferta u ishte refuzuar.

Monaco ka bërë të ditur se do të nevojitet një shumë që do ta thejë rekordin botëror për ta larguar Mbappen nga Franca.

City që janë në kërkim të një sulmuesi gjithashtu besojnë se do të mund të arrijnë marrëveshje me kilianin e Arsenalit Alexis Sanchez./21Media

Back to top button