Vasolli: Është shqetësuese kjo informatë

Vasolli: Është shqetësuese kjo informatë

Tërheqja e njohjeve të Kosovës i ka përplasur përfaqësuesit e Qeverisë në detyrë. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar se ka informacione se 10 vende do ta tërheqin njohjen e tyre, në anën tjetër zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Rejhane Vuniqi ka thënë se nuk kanë informacione të tilla.

Zëvendësministrja Rehjane Vuniqi ka thënë se me deklarata të tilla po tentohet të fitohet vota në këtë kohë fushate.

Në anën tjetër analistët politik kërkojnë nga përfaqësuesit e institucioneve që mos të japin deklarata për konsum ditor politik. Thonë se për dështimin e njohjeve të reja përgjegjësia bie mbi tërë përfaqësuesit e Qeverisë./21Media