Edicioni i 4-të mbahet me 3,4 dhe 5 tetor

Edicioni i 4-të mbahet me 3,4 dhe 5 tetor

Një nga ngjarjet më të rëndësishme shoqërore për kulturën e kafesë dhe çajit në Kosovë, “Coffee and Tea Festival” – 4 rihap dyert e saj për të mirëpritur adhuruesit e kafesë dhe çajit.

Edicioni i 4-të i këtij festivali mbahet me 3,4 dhe 5 tetor në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në këtë edicion do të ketë afër 30 lloje të ndryshme të kafesë dhe çajit – nga top brendet botërore si: Nescafe, Llavazza, Antica Tostatura Triestina, Pavin Caffe, Mokate, Michelad’oro , Lloyds, Podravka, Millford etj.

Përveç produkteve të kafesë dhe çajit do të ketë edhe produkte tjera percjellëse si: biskota, llokuma, çokolata të nxehta, akullore pastaj fruta të thata si lajthi, badem, fistek, ara etj.

Po ashtu për herë të parë do të prezantohen produktet si: Prince Kafe Turke, Prince Espresso, Galliano Caffee, Caffe Centro America, Tai Tea etj.

Programi do të jetë i pasur edhe me muzikë live, do të ketë muzikë nga DJ të njohur vendorë dhe pasurohet edhe me aktivitete tjera interesante kulturore./21Media