"Snickers" ndryshon emrin

“Snickers” ndryshon emrin

Kompania e çokolatës “Mars”, do ta ndryshojë emrin e çokolatës “Snickers”. Tash e tutje kjo çokolatë do ta mbajë emrin “Marathon”, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Ata do të prodhojnë një version të kufizuar të edicionit “Marathon”, i cili do të shitet në shitoret angleze në një pako prej katër çokolatave me një çmim të ulët, një funt.

“Marathon” do të shitet në dyqanet angleze për tre muajt e ardhshëm.

“Snickers” ishte emri amerikan për çokolatën, përderisa në Angli u emërtua me emrin “Marathon”.

Ato u shitën me emrin “Marathon” deri në vitin 1990, përderisa pas asaj kohe u shitën me emrin “Snickers”.

Siç duket, kompania “Mars”, po i rikthehet edhe çmimit të viteve të ’90-ta./21Media