Sekreti i një gjumi të mirë

Sekreti i një gjumi të mirë

Trajneri dhe nutricionisti Keris Marsden shpjegoi lidhjet midis asaj që hamë dhe mënyrës se si flemë. Marsden tregoi se ekzistojnë ushqime të caktuara që mund të ndihmojnë, ose shqetësojnë gjumin.

Hormonet ndikojnë në procesin e gjumit. Nivelet tona të serotoninës, të cilat janë thelbësore për prodhimin e hormonit të gjumit melatonin, mund të rriten nga ushqime të caktuara, përfshirë çokollatën.

“Çokollata është një burim thelbësor për trupin, a nuk mendoni dhe ju kështu?”, thotë Marsden.

Në të gjitha ditët e mia, në gjithçka që kam mësuar për ushqimin, gjithmonë kam konsumuar çokollatë sepse ajo rrit serotoninën; serotonina ju ndihmon të flini gjumë gjatë natës. Por është e rëndësishme të dini që kemi dhe hormone që na bëjnë të zgjohemi në mëngjes. Kortizoli ju bën të zgjoheni në mëngjesi të vazhdoni gjatë ditës dhe pastaj i lë vendin hormonit tjetër i cili na ndihmon të flemë gjumë‘, thotë Marsden.