23-vjeçari është në formë të mirë

23-vjeçari është në formë të mirë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Kingsley Coman ka pranuar se nuk beson që do të arrijë të shënojë 50 gola brenda një sezoni.

23-vjeçari është në formë të mirë me Francën dhe ka arritur të shënojë tri gola në katër ndeshje.

Mirëpo, para ndeshjes se sotme ndaj Moldavisë e ka pranuar se dëshiron të shënojë më shumë gola. Futbollisti francez ka thënë se dëshiron ta thyej rekordin e 12 golave brenda një sezoni, mirëpo nuk beson që do të arrijë të shënojë 30-50 gola në sezon.

“Nuk mendoj se do të arrijë të shënojë 30-50 gola në sezon. Një gjë e tillë do të më bënte vrasës para golit. E pëlqej krijimin e golave, por e di që shënimi i golave është shumë i rëndësishëm. Dua të thyej rekordin prej 12 golave në sezon, të shënoj më shumë është synimi”, ka deklaruar ai.

Coman do të luajë në formacionin e parë ndaj Moldavisë, ndeshje që fillon sonte në ora 20:45.