​Lajm i mirë për Coman

​Lajm i mirë për Coman

Kingsley Coman nuk do të mungojë më shumë se tri javë për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham.

Lojtari i Bayern Munich doli nga fusha në minutën e 27 për shkak të një goditjeje në gjurin e majtë.

Edhe pse u duk sikur është një lëndim i rëndë, mjekët zbuluan se ligamentet në gju nuk ishin prekur.

Në nëntor sulmuesi i Bayern Munichut ka pranuar se nuk beson që do të arrijë të shënojë 50 gola brenda një sezoni.

“Nuk mendoj se do të arrijë të shënojë 30-50 gola në sezon. Një gjë e tillë do të më bënte vrasës para golit. E pëlqej krijimin e golave, por e di që shënimi i golave është shumë i rëndësishëm. Dua të thyej rekordin prej 12 golave në sezon, të shënoj më shumë është synimi”, ka deklaruar ai./21Media