Sigali i uron mirëseardhje trajnerit të ri

Sigali i uron mirëseardhje trajnerit të ri

Sigal Prishtina ka konfirmuar se tashmë ka arritur marrëveshje me trajnerin qipriot Antonis Constantinides, i cili edhe më parë e ka drejtuar këtë skuadër.

Constantinides, kryetrajneri i mirënjohur Qipriot i cili nuk ka nevojë për prezantim, do ta merr drejtimin e klubit deri në fund të sezonës“, shkroi Sigali në postimin e tyre.

Constaninides i cili ishte në drejtim të klubit edhe në vitin 2016, e përfundoi atë sezonë me sukses historik duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm ate të Ligës Ballkanike, Titullin Kampion i Kosovës si dhe Kupën e Kosovës./21Media