“Ndaj Barçës merituam më shumë’”

“Ndaj Barçës merituam më shumë’”

Trajneri i Interit, Antonio Conte pas ndeshjes deklaroi se ekipi i tij nuk e meritoi humbjen nga Barcelona.

Barcelona mposhti Interin, me rezultat 2:1, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Interi doli në epërsi në minutën e 3-të me golin e Lautaro Martinez. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:0. Gjatë pjesës së dytë Suarezi (58’, 84’) shënoi dy herë për t’i dhuruar tri pikë klubit katalan.

Trajneri italian pati kritika edhe ndaj arbitrimit duke shtuar se pati disa gabime gjatë ndarjes së drejtësisë.

“Performanca jonë ishte e mirë dhe merituam më shumë. Vendosëm Barcelonën në presion të madh për një kohë të gjatë. Shumë gjëra nuk më pëlqyen nga arbitri që nga fillimi i lojës. Nuk do të flas për këtë gjë, por jemi të mërzitur. Në fanellën e arbitrit shënon respekt, por edhe ata duhen të kenë respekt për lojtarët. Mendoj se luajtëm mirë dhe ia dolëm t’iu dëshmojmë të gjithëve se mund t’i shkaktojmë probleme Barcelonës dhe jam penduar që nuk i kemi ‘shkatërruar’ kur kishim mundësinë”, deklaroi ai.

Interin pas kësaj ndeshje e pret një tjetër sfidë e vështirë pasi do të luajë kundër kampionit të Italisë, Juventusit./21Media