Barcelona dhe United kanë shfaqur interesim për Martinez

Barcelona dhe United kanë shfaqur interesim për Martinez

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në “Camp Nou”, por trajneri i tij aktual, Antonio Conte mendon se ai ende ka vend për tu përmirësuar.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona e sheh sulmuesin si pasardhësin ideal të Luis Suarez, por interesim ka shfaqur edhe Manchester United.

Conte beson që Martinez duhet të punoj akoma sepse ai është ende shumë i ri.

“Ai po punon dhe ka përparuar shumë. Por, ka mundësi të përmisohet akoma sepse ai është vetëm 22 vjeç dhe duhet të bëhet më egoist”, tha ai.

Këtë sezon, sulmuesi 22 vjeçar ka pesë gola dhe një asistim, në dhjetë ndeshje të luajtura./21Media