Media italiane zbulon ditën e prezantimit

Media italiane zbulon ditën e prezantimit

Arturo Vidal te Inter mund të bëhet brenda dy javëve të ardhshme.

Është ky lajmi që vjen nga “Sportmediaset”, që zbulon se zikaltërit e duan kilianin para ndeshjes kundër Lecce. Takimi me Selento është caktuar për tu luajtur më 19 janar, ditë kur Antonio Conte e do në fushë Vidal.

Mesfushori i Barcelonës është një njohje e vjetër e teknikut italian, pasi e ka stërvitur në kohën kur ishin pjesë e Juventusit, pak vite më parë.

Sipas mediave, Inter i ka ofruar 20 milionë euro Barcelonës për ta lënë të lirë Vidal. Kohët e fundit, kiliani ka humbur pozitat e tij te Barcelonë, duke mos u preferuar që të luaj si titullar te klubi nga “Camp Nou”./oranews