Të shtunën, Interi përballet me Bologna

Të shtunën, Interi përballet me Bologna

Trajneri i Interit, Antonio Conte e pranoi se e ka humbur besimin në VAR këtë sezon, por insiston që teknologjia është akoma e rëndësishme për futbollin.

VAR u injorua në disa momente të rëndësishme në ndeshjet Napoli-Atalanta dhe Roma-Napoli, ndërsa ka pasur edhe të tillë që kanë thënë se është dashur të analizohej më mirë penalltia e Juventusit në ndeshjet kundër Genoas.

Conte e pranoi që VAR nuk është duke u përdorur njësoj për të gjithë.

“Nuk po përdoret në të njëjtën mënyrë nga të gjithë. Vitin e kaluar kisha më shumë besim, por sot nuk po e kuptojmë si duhet të përdoret, sepse ka shumë pasiguri dhe paqëndrueshmëri”, tha ai.

Interi përballet me Bologna të shtunën, duke filluar nga ora 18:00./21Media