Conte i qartë për skuadrën që do të drejtojë

Antonio Conte ka folur rreth të ardhmes së tij
Trajneri i klubit anglez, Chelsea, Antonio Conte ka hedhur poshtë zërat se do të largohet nga klubi për të shkuar drejt Italisë, te skuadra e Interit.
Në lidhje me këtë, Conte ka deklaruar se është mirë te Chelsea duke komentuar edhe zërat për rikthim në Serie A.
“Jam shumë i lumtur këtu. “Kam punuar në Itali. Ata duan që unë të rikthehem. Është diçka normale kjo. Por kam kontratë edhe për dy vite me Chelsean”, ka deklaruar Conte.
Ndryshe, Interi po e kërkon Conten për ta drejtuar skuadrën pas përfundimit të sezonit./21Media
Back to top button