Sipas Gullit mungesa e përkrahjes mund të ndikojë në largimin e Antonio Contes

Sipas Gullit mungesa e përkrahjes mund të ndikojë në largimin e Antonio Contes

Legjenda e Chelseat, Ruud Gullit mendon se mungesa e përkrahjes brenda klubit mund të ndikojë deri te largimi i Antonio Contes.

Tekniku italian pas fitores kundër WBA-së, pak sa është lehtësuar pas presionit të madh të ditëve të fundit për shkak të rezultateve të dobëta të londinezëve.

Por, Gullit paralajmëroi së Contes i mungon përkrahja nga Bordi i klubit, atëherë italiani do ta ketë vështirë në “Stamford Bridge”.

“Nëse ka një konfrontim me trajnerin dhe nuk është mbyllur kjo çështje nga bordi, atëherë lojtarët mendojnë së mund të bëjnë çfarë të duan, sidomos lojtarët që nuk luajnë. Pas një kohe, autoriteti juaj zhduket, sepse askush në klub nuk e thotë të vërtetën”, tha Gullit.

“Nëse ata thonë ‘ne e duam Conte, ai do të rrinë me ne’, askush nuk mund të them asgjë”, theksoi Gullit.