Conte deklarohet pas ndeshjes

Conte deklarohet pas ndeshjes

Antonio Conte beson se rikthimi i Interit për ta mposhtur Milanin në Derby Della Madonnina shënon një moment kyç në sezonin e zikaltërve.

Në një intervistë për Sky Sport Italia, Conte tha se veç rezultatit, është i kënaqur për rezistencën në presion dhe rikthimin, sepse kjo nënkupton se janë të përgatitur për diçka shumë të rëndësishme.

Ishte një mbrëmje speciale, nuk ka dyshim. Në gjysmën e parë ishim në vështirësi, ndoshta më tepër sesa kemi qenë gjatë këtij sezoni dhe ekzistonte rreziku i humbjes”, tha Conte.

Kujtojmë se kjo fitore e ka barazuar Interin me pikë me Juventusin në krye të tabelës, mirëpo strategu italian thotë se është shumë herët të flitet për titull, por skuadra e tij mund të ëndërrojë./21Media