Pas gjendjes së krijuar nga coronavirusi në vendin tonë, Bashkimi Evropian do të ndajë 5 milionë euro për COVID- Kjo është bërë e ditur nga zyra e BE-së në Kosovë.

Pas gjendjes së krijuar nga coronavirusi në vendin tonë, Bashkimi Evropian do të ndajë 5 milionë euro për COVID-
Kjo është bërë e ditur nga zyra e BE-së në Kosovë.

“BE-ja ka qenë gjithmonë pranë njerëzve të Kosovës, në kohë të mira dhe në krizë. Ne jemi duke punuar edhe me organizatat ndërkombëtare për ta ndihmuar Kosovën për t’i ndarë 5 milionë euro për ta luftuar shpërthimin e COVID-19”, në një shkrim në Facebook.

Më tej thuhet se qëllimi i BE-së është të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në Kosovë.

“Ne gjithashtu po kërkojmë mënyra për të ndihmuar edhe ekonominë e Kosovës, në mënyrë që të zbutet kriza”, thuhet në fund.