Barcelona për herë të parë erdhi në epërsi në minutën 62

Barcelona për herë të parë erdhi në epërsi në minutën 62

Barcelona dhe Atletico Madrid kanë luajtur sonte ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës në futboll.

Takimi në stadiumin “King Abdullah Sports” në Xheda të Arabisë Saudite ka përfunduar me rezultat 2:3.

Golin e parë e shënoi Koke për Atletico Madrid në minutën 46. Pesë minuta më vonë shifrat i barazoi argjentinasi Leo Messi.

Barcelona erdhi për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje përmes francezit Antoine Griezmann në minutën 62.

Dhjetë minutat e fundit të takimit ndërruan gjërat në favor të madrilenëve.

Alvaro Morata barazoi shifrat në minutën 81 nga penalltia, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Angel Correa shënoi edhe golin e tretë dhe të fitores.

Atletico Madrid në finalen e Superkupës spanjolle do të përballet me rivalin e përbetuar Real Madrid ditën e diele.