Portieri belg deklarohet pas ndeshjes

Portieri belg deklarohet pas ndeshjes

Thibaut Courtois është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Barcelonës.

Courtois tha se ata kanë filluar t’i ndryshojnë gjërat për të mirë, shkaku që kur pjesa e parë kishte përfunduar 0-0, ata i kishin hasur në vështirësi në dy ndeshjet e fundit.

Ishte mirë që nuk pësuam gol në këtë takim, mendoj se bëmë mirë. Kisha disa pritje të mira, derisa Athur kishte një shans të mirë, e po ashtu edhe Messi”, tha portieri belg.

Real Madridi është rikthyer në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që është në të dytin.