Portieri belg është ndarë i pakënaqur me stilin e lojës së Francës

Portieri belg është ndarë i pakënaqur me stilin e lojës së Francës

Belgjika mbrëmë nuk arriti të plotësonte ëndrrën për t’u kualifikuar në finale, pasi u mposht 1-0 nga Franca.

Sipas portierit Thibaut Courtois, Belgjika ka luajtur kundër një ekipi anti-futbolli, që sipas tij mendonte vetëm se si të mbrohej.

“Ata janë një ekip anti-futbolli”, ka thënë Courtois për Sporza.

“Sulmuesi i tyre kryesor luante vetëm 30 metra para golit të tij”.

“Franca shënoi nga korneri dhe nuk bëri asgjë tjetër, ata vetëm u mbrojtën”.

“Do të preferoja të kisha humbur në çerekfinale nga Brazili, pasi të paktën ata ishin një ekip që donin të luanin futboll”, ka përfunduar ai.