Erwin Lemmens reagon pas zëvendësimit të Courtois në Ligën e Kampionëve

Erwin Lemmens reagon pas zëvendësimit të Courtois në Ligën e Kampionëve

Sipas trajnerit të portierëve të Belgjikës, Erwin Lemmens, Real Madridi duhet ta trajtojë Thibaut Courtois ndryshe në mënyrë që ai të jap më të mirën në fushë.

Courtois u zëvendësua gjatë pjesës së parë, në ndeshjen e së martës, në kudër të Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Pas zëvendësimit të Courtois, ka reaguar Erwin Lemmens, i cili në një intervistë për Marca-n, ka tha se ai duhet të trajtohet ndryshe.

“Ai është një djalë i veçantë dhe është e pazakontë që me Belgjikën ai gjithmonë është në nivelin më të lartë, por në Madrid ai vuan nga sindroma De Gea. Ai është një portier i shkëlqyeshëm dhe ai do të përpiqet ta bëjë Real Madridin përsëri të lumtur“, tha ai.

Ndeshjen e radhës Real Madriti e ka kundër Galatasaray-it, në kuadër të Ligës së Kampionëve, me 22 tetor, duke filluar nga ora 21:00./21Media