Coutinho largohet nga Barcelona

Coutinho largohet nga Barcelona

Tashmë Philiphe Coutinho edhe zyrtarisht i është bashkuar Bayernit.

Bayerni do të paguaj 8.5 milionë euro për huazimin e lojtarit, ndërsa verën tjetër kanë mundësi të blejnë lojtarin për 120 milionë euro.

Braziliani është i gëzuar për transferimin e tij dhe ka thënë se ka ambicie te mëdha me klubin gjerman.

Për mua ky transferim është një sfidë, e re në një shtet të ri. Në një ndër klubet me të mira në Evropë. Dua të filloj të luaj sa më mirë. Kam ambicie të mëdha për klubin”, deklaroi ai.