Ylli brazilian pritet t’i bashkohet Bluve gjatë afatit kalimtar veror

Ylli brazilian pritet t’i bashkohet Bluve gjatë afatit kalimtar veror

Philippe Coutinho është pranë largimit nga Barcelona, klub të cilit iu bashkua vetëm një vit e gjysmë më parë.

Braziliani deri më tani nuk ka mundur të përsëris paraqitjet që kishte bërë me Liverpoolin, prandaj te ekipi katalanas nuk duan ta mbajnë më duke e vendosur në listën e shitjeve.

Në mesin e skuadrave të interesuara tashmë në garë është futur edhe Chelsea, që sipas medieve në Angli e sheh Coutinhon si zëvendësuesin ideal të Eden Hazard, i cili do të transferohet te Real Madridi.

Chelsea është i gatshëm të paguajë 155 milionë euro për ta blerë futbollistin 26-vjeçar, me shpresën se ai do ta zëvendësojë Hazardin që ka qenë lojtari kryesor i Bluve në këto vitet e fundit.