Legjenda e Liverpoolit, Luis Garcia është i bindur se Philippe Coutinho do të qëndrojë në “Anfield”

Legjenda e Liverpoolit, Luis Garcia është i bindur se Philippe Coutinho do të qëndrojë në “Anfield”

Ylli brazilian është i lidhur më transferimin tek Barcelona dhe PSG, por sipas Garcias, Coutinho nuk do të largohet nga skuadra e Jurgen Klopp.“Unë e kam thënë shumë herë, shumë herë, ai është shumë i lumtur këtu”, tha Garcia.

“Ai e do klubin, ai dhe familja e tij janë të lumtur dhe ne do ta shohim atë këtu edhe për disa vite të tjera”.“Ai është një nga lojtarët kryesorë. Tani do të jemi në Ligën e Kampionëve dhe kjo është ndoshta gjëja kryesore që ai do të qëndrojë”, ka theksuar Garcia.