COVID-19, Banka Qendrore thotë se ka marrë një sërë masash për klientët

Mehmeti tha se pritet të ketë edhe rënie të kreditimit

Drejtues të Bankës Qendror të Kosovës në një konferencë për media për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19, theksuan se sikurse vendet tjera, edhe BQK-ja ka marrë një sërë masash për klientët në këtë kohë pandemie.

Megjithatë, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se pritet të ketë edhe rënie të kreditimit dhe një goditje nga koronavirusi në rënien edhe të remitencave.

Por, sipas tij, Bankat kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe siguroi se parat janë të dezinfektuara.

“Pritet të ketë rënie të rritjes ekonomike. Kategoria më që qëndrueshme do të jenë shpenzimet publike”, tha Mehmeti.

Ai ka sqaruar se klientët individual dhe bizneset nuk janë të detyruar që pas tre muajve të paguajnë për një herë normat e interesit, sipas tij, kjo do të shpërndahet në për muajt tjetër vijues.

Ndërsa, i pyetur nga mediat se sa është numri i atyre që kanë aplikuar për shtyrjen e kësteve të kredive, Mehmeti tha se nuk kanë numër të saktë, përvec se veçoi se ka ankesa nga bankat, që kinse po kërkojnë shtyrje të këstit ata që nuk vështirësi financiare.

Back to top button