Futbollisti portugez xheloz për Irinën

Futbollisti portugez xheloz për Irinën

Kanë kaluar 3 vjet që kur futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo dhe modelja ruse Irina Shayk, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre që zgjati plot 4 vjet.

Sot, Cristiano është me Georgina Rodriguez dhe është baba i katër fëmijëve, ndërsa Irina me aktorin Bradley Cooper dhe është bërë nënë e një vajze. Por, “The Sun” ka publikuar dëshminë e një miku të Cristianos, i cili thotë se sulmuesi i Realit është xheloz për Irinën.

“Cristiano është ende i dashuruar me të. I vjen keq se si përfundoi historia mes tyre dhe shqetësohet akoma për jetën e saj. Kurrë nuk mendonte se do të ndahej nga Irina”, tha miku.

Sipas tabloidit britanik, ndarja ka ardhur pasi në atë kohë Cristiano nuk donte një fëmijë tjetër, ndërsa Irina po./21Media