Hodgson tha se është i kënaqur që po i kthehet futbollit

Hodgson tha se është i kënaqur që po i kthehet futbollit

Crystal Palace kanë konfirmuar emërimin e Roy Hodgson menaxher të ri, në një marrëveshje dyvjeçare. Ish-trajneri i Anglisë arriti marrëveshje vetëm 24 orë pasi holandezi, Frank de Boer, u shkarkua nga “shqiponjat”.

70-vjeçari Hodgson, i cili ka qenë i lirë pasi që dha dorëheqje si udhëheqës i Anglisë pasi u eliminuan nga Euro 2016 nga Islanda, tha se është i kënaqur që po i kthehet futbollit.