Mbledhja e radhës të Këshillit të Ministrave në Shqipëri

Mbledhja e radhës të Këshillit të Ministrave në Shqipëri

Garantimi i cilësisë së ujit të pijshëm, kryesisht në zonën e Thumanës, Bubqit, por edhe në disa resonte ku janë strehuar njerëz, është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë.

Këtë e theksoi, Koordinatori për menaxhimin e krizës nga tërmeti, Bledi Çuçi, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave.

“Prioritetet mbeten po ato të ditës së djeshme, përfundimin e vlerësimit të objekteve publike, kryesisht shkollave, çerdheve dhe kopshteve, garantimi i cilësisë së ujit të pijshëm, kryesisht në zonën e Thumanës, Bubqit, edhe në disa resonte ku kemi strehuar njerëz, kontakti dhe evidenca te familjet e viktimave”./oranews