Dominim total nga skuadra e Golden State Warriors, në ndeshjen e dytë finale ndaj Cleveland Cavaliers

Dominim total nga skuadra e Golden State Warriors, në ndeshjen e dytë finale ndaj Cleveland Cavaliers

Golden State Warriors pasi fituan ndoshta edhe me pak fat në kohën shtesë sfidën e parë finale me Cleveland Cavaliers, në të dytën, të zhvilluar po ashtu në Oracle Arena, nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren.

Skuadra e Steve Kerr ishte në epërsi gjatë tërë takimit, të cilin në fund e fitoi me 18 pikë epërsi, 122-104 dhe çuar në 2-0 avantazhin e serisë finale.

Pas ndeshjes së parë fantastike, edhe në të dytën James, ishte më i miri për Cavs, duke iu afruar trille-double, me 29 pikë, 13 asistime dhe 9 kërimce, por që edhe në këtë takim mbesin vetëm statistika.

Ishte mbrëmja Stephen Curry, i cili realizoi 33 pikë, 27 prej të cilave nga gjuajtjet për tre pikë, si dhe shtoi 8 asistime dhe 7 kërcime. Paraqitje të mirë pati edhe Kevin Durant shënuar 26 pikë për Warriors.

Ndeshja e radhës do të luhet në Cleveland, aty ku “Kalorësit”, do të mundohen të fitojnë ndeshjen e parë të serisë finale.