Cutrone mund të vihet në dispozicion të trajnerit Iachini që në fillim të javës së ardhshme

Cutrone mund të vihet në dispozicion të trajnerit Iachini që në fillim të javës së ardhshme

U transferua në Angli verën e këtij viti, por ish sulmuesi i Milanit nuk arriti të përshtatet dot në Premier League me skuadrën e Wolverhampton dhe tani është gati të rikthehet në kampionatin italian.

Sulmuesi ka arritur akordin me Fiorentinën, ndërsa tashmë klubi vjollcë ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe me ekipin anglez dhe nesër Cutrone pritet në Firence për të kryer vizitat mjekësore me ekipin e ri.

Sipas mediave italiane marrëveshja është arritur për huazim me detyrim blerjeje në verë, kundrejt një shifre prej 25 milionë eurosh, ndërsa Cutrone mund të vihet në dispozicion të trajnerit Iachini që në fillim të javës së ardhshme.