Sezoni i tretë i “Genius”

Sezoni i tretë i “Genius”

National Geographic e ka gjetur “Gjeninë” e vet të ardhshëm.

Rrjeti e ka angazhuar aktoren angleze Cynthia Erivon, për të luajtur këngëtaren Aretha Franklin në instalacionin e tretë të serisë antologji.

Projekti i autorizuar do të paraqesë muzikën e Franklinit, shkruan rtv21.tv

Erivo do të performojë këngë nga reportuari i këngëtares dhe tekstshkrueses amerikane.

“Genius” dramatizon rrëfimin e novatorëve më legjendarë të botës. Sezonet e mëparshme u fokusuan në Albert Einstein dhe Pablo Picasso, të cilët i luajtën Geoffrey Rush dhe Antonio Banderas.

Produksioni në “Genius: Aretha” do të fillojë muajin e ardhshëm. Seritë pritet të debutojnë pranverën e ardhshme.

Ndryshe, Franklin vdiq në vitin 2018 nga kanceri i pankreasit në moshën 76 vjeçe. Ajo fitoi çmimin Tony, një Grammy dhe Daytime Emmy për punën e saj në “The Color Purple”./21Media