"Këtu megjithatë ka disa standarde të dyfishta"

“Këtu megjithatë ka disa standarde të dyfishta”

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi sot se vendi i tij nuk mund të besojë se askush nuk mund të bindë Prishtinën zyrtare për heqjen e taksave ndaj mallrave serbe.

“Duket se Haradinaj është më i fortë se Trump, Macron, Merkel dhe Mogherini, ose këtu megjithatë ka disa standarde të dyfishta dhe lojëra nën tavolinë”, tha ai.

Kosova vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe në nëntorin e kaluar dhe kryeministri Ramush Haradinaj se heqja e saj do të bëhet në momentin kur Serbia të njohë pavarësinë e shtetit tonë.

Serbia me shqiptarët dëshiron një marrëveshje pa pranuar zgjidhjet e tyre të njëanshme, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Ai tha se Prishtina zyrtare nuk është e gatshme për një gjë të tillë.

Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve nga Akademia Diplomatike në Vjenë, tha se Beogradi dëshiron një kompromis, i cili merr parasysh interesat serbe dhe shqiptare.