Daçiq thotë se vizita e Thaçit në Ujman ishte provokim

Daçiq thotë se vizita e Thaçit në Ujman ishte provokim

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar situatës  në Kosovë  tha se vendi i tij është për zgjidhje të pranueshme për të dyja palët dhe i ftoi anëtarët e KS të OKB-së të ndihmojnë.

Daçiq foli edhe rreth vizitës së Presidentit Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit ku tha se kjo ishte një provokim i popullatës serbe në veri të Kosovës. Lidhur me këtë Ivica Daçiq shtoi  se “eskalimi i situatës është shmangur vetëm falë mesazheve që kanë shkuar nga autoritetet serbe, sidomos nga presidenti Aleksandar Vuçiq”. Ai këtë vizitë e qaujti si e shkelje e marrëveshjes duke kritkuar kështu edhe  qëndrimin e KFOR-it jkarshi kësaj çështje.

Daçiq  në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmendi dhe mosformimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Kanë kaluar mbi 2000 ditë nga marrëveshja për Asociacionit, e Prishtina ende nuk e ka formuar Asociacionin”, theksoi në fjalën e tij ministri i Jashtëm serb.

Daçiq foli edhe për  aporte që sipas tij flasin për “arrestime të të kthyerve me akuza të rreme, sulme ndaj priftërinjve, dëmtim të memorialëve, rrënim të varrezave, diskriminim institucional”. “Këto janë pengesat me të cilat janë ballafaquar ata që synojnë të kthehen”, shtoi ai.

Daçiq përmendi dhe për tërheqjen nga vende të ndryshme të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai tha se 10 shtete e kanë tërhequr njohjen ose po e shqyrtojnë këtë.

Sa i përket përpjekjeve  të  Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, Ivica Daçiq tha se Kosova nuk dëshiron të hyjë në këtë organizatë për ta luftuar krimin, “por për ta paraqitur veten si shtet”./21Media