Serbia i vodhi dokumentacionet në Kosovë

Serbia i vodhi dokumentacionet në Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të certifikatës së saj të lindjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj “Facebook”, ka thënë se Serbia i ka vjedhur dokumentacionet e Kosovës.

“Për disa arsye të pafalshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për të gjetur një kopje të “certifikatës së lindjes” dhe ta prezantojmë atë përpara përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së. P.S Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artifaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë”, ka shkruar ajo.

Në seancën e OKB-së për Kosovën, mbrëmë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kishte paraqitur një certifikatë të lindjes të Serbisë, që mbante emrin e ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, duke thënë se ajo shtetase e Serbisë dhe se kurrë nuk ka hequr dorë nga kjo shtetësi.

“Ti ende je qytetare e Serbisë”, kishte thënë Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën./21Media