Sipas Daçiqit ka tema të tjera për të cilat do të diskutojnë

Sipas Daçiqit ka tema të tjera për të cilat do të diskutojnë

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq deklaroi sot se Kosova nuk do të jetë temë e bisedimeve të presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin gjatë takimit më 16 korrik në Helsinki.

“Mendoj se nuk do të arrijnë deri atje, pasi ka shumë tema tjera për të cilat fillimisht do të diskutojnë, por ajo që është e ditur se marrëdhëniet SHBA-Rusi po shkojnë drejt relaksimi dhe jo ashpërsimit”, tha Daçiq.

Ai tha se janë “rrëfime të zbrazëta” pohimet e mediave se njëri nga epilogët e këtij takimi do të jetë marrëveshja që Putin të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Trump të njohë Krimenë si territor rus.