Dafina dhe Tafili ripërpunuan këngën "Mos u largo"

Dafina dhe Tafili ripërpunuan këngën “Mos u largo”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Dauti qe një kohë është martuar me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Tafil Kurtishin. Ndonëse jetën e saj private e mbajti larg syrit të mediave, muajt e fundit bëri të ditur këtë lajm. Madje, ajo tregoi se së shpejti do të bëhen prindër, do të kenë një vajzë, transmeton rtv21.tv

Bashkëshorti i këngëtares sot feston ditëlindjen dhe nuk mungoi një urim i veçantë nga ajo.

“Dashni, shpirt je gjithçka e mirë n,ketë Botë ti per mua, eshtë e pa mundur me pershkru se qka ndi per ty drita e shpirtit tem urime ditlindjen, te uroj çdo te mirë në jetë ashtu siq je i mirë edhe ti vet. Nejse kur m,bon nervoz kaniher nuk di qka t,kisha bo amo hajt po t,lo se po thom eshtë hala i vogel. Ti uroj 100 vite po normal bashk me mu se vet skishe jetu as ti. T,du veq ishalla prej kti momenti ndryshon se kryt, pak hajgare. T’du kshtu qysh je dhe do t’du gjith jeten.”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Pikërisht në ditëlindjen e tij publikuan bashkëpunimin e tyre “Mos u largo”, që është ripërpunim i këngës së Bujar Qamilit. Ka një klip shumë të veçantë, që u realizua nga produksioni i njohur, “XL Films”.

Këngëtarja në një emision televiziv ka treguar se njohja me Kurtishin kishte ndodhur kur kishte kënduar në një lokal në Shëngjin. Ajo ka thënë se dasmë nuk kanë dashur të bëjnë shkaku i fëmijëve, pasiqë ajo ka një vajzë, ndërsa Kurtishi një djalë./21Media