Artistja ka publikuar dy imazhe të bukura

Artistja ka publikuar dy imazhe të bukura

Ajo është njëra ndër këngëtaret, e cila shquhet për zërin dhe stilin interesant. Bëhet fjalë për këngëtaren, Dafina Dautin, e cila është e kërkuar kudo në Kosovë, por edhe në diasporë.

Sikurse pjesa tjetër e estradës, edhe Dafina po mundohet të qëndrojë sa më afër fansave, duke publikuar pamje të ndryshme në rrjete sociale.

Kur jemi te këto të fundit, Dafina sot në instastory ka publikuar dy imazhe të bukura, në njërën prej së cilave shihet me bashkëshortin e saj, Tafilin, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, në muajin dhjetor Dafina është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tafil Kurtishaj vajzës së tyre ia kanë vendosur emrin Kaylee.

Ndryshe, Dafina dhe Tafili në muajin nëntor kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë, “Mos u largo”./21Media