Dafina sot feston ditëlindjen

Dafina sot feston ditëlindjen

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri sot feston një datë të veçantë. Duffy’e sot feston ditëlindjen e 30-të, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes këngëtarja sot ka filluar të pranojë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.

Pak para se ora të shënojë 00:00 dhe të hyjmë në datën 14 prill, kur edhe këngëtarja ka ditëlindjen, Dafina ka hedhur disa foto në instastory për 1 milion e 100 mijë ndjekësit e saj.

Në dy prej imazheve Dafina shihet para një turme të balonave, ndërsa  në dy storiet e fundit shihet duke dëgjuar këngë për Adem Jasharin, të kënduar nga këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza.

Dafina Zeqiri është lindur më 14 prill të vitit 1989. Karrierën si këngëtare e ka filluar që nga mosha e fëmijërisë. Në moshën e adoleshencës, Dafina ka hyrë në skenën muzikore, me ç’rast brenda një kohe shumë të shkurtër ishte bërë një ndër emrat më të njohur dhe të dashur për publikun./21Media