Mbi 2 milionë për pak ditë

Mbi 2 milionë për pak ditë

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Dafina Zeqiri i është gëzuar suksesit të projektit të fundit “Vuj vuj vuj”.

Më datën 14 dhjetor Duffy’e ka publikuar projektin dhe deri sot ai në kanalin zyrtar në Youtube është klikuar mbi 2 milionë herë shkruan rtv21.tv

E lumtur për këtë sot është shprehur Dafina, e cila në shenjë falënderimi ka shprehur dashuri për fansat e saj të shumtë.

“2 Milly in 5 days Ju dua pa fund!!!!! #VVV“, ka shkruar këngëtarja krahas postimit, teksa ka shtuar edhe tri fotografi nga videoklipi i këngës së fundit.

 

View this post on Instagram

 

2 Milly in 5 days Ju dua pa fund!!!!! #VVV

A post shared by (@dafina.zeqiri) on

Artistja ishte tejet aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore dhe me koncerte. “A e man n’men”, “La Reina”, “ROFE”, “Désolé Por Favor”, “Lule lule”, “Bye bye”, “Kapma doren”, “Ring ring”, si dhe “Vuj vuj vuj”, që është publikuar më 14 dhejtor, janë këngët që Dafina ka publikuar këtë vit./21Media