Çka fshihet pas kësaj fotografie?

Çka fshihet pas kësaj fotografie?

Artistja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri ditët e fundit po rrëmben gjithë vëmendjen në mediat rozë. Po përflitet që këngëtarja e mirënjohur e skenës është në lidhje dashurie me Genc Halimin, i njohur si Dj Geek.

Ani pse artistja nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë, fotografitë e shumta po qarkullojnë. Ajo publikoi një fotografi duke i shtrënguar duart me një mashkull, duke lënë të nënkuptohet se është ai, transmeton rtv21.tv

Gjithçka filloi kur artistja publikoi një storie me të dhe e shoqëroi me një emotikon duke shkëmbyer puthje. E dyshimet u shtuan edhe pas komenteve që ia bënë njëri-tjetrin, duke shprehur dashurinë.

DJ Geek për një kohë ishte në lidhje me blogeren Argjira Spanca, e cila ishte njëherësh edhe mikja e ngushtë e Dafina Zeqirit. Pas ndarjes së DJ Geek dhe Argjirës, u raportua se ato nuk gëzojnë më të njejtat raporte./21Media