Këngëtarja është martuar me Tafil Kurtishin

Këngëtarja është martuar me Tafil Kurtishin

Këngëtarja e njohur, Dafina Dauti është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo është martuar me këngëtarin Tafil Kurtishin, të cilët edhe pak muaj do të bëhen prindër për herë të dytë, shkruan rtv21.tv

Dafina së fundmi, gjatë një interviste tregoi se ka një vjet e pak që është në lidhje me Kurtishin, por që lidhjen dhe martesën e tyre, për të cilën tha se ka kohë që ka ndodhë, nuk ka dashur ta bëjë publike.

Këngëtarja, e cila nga një lidhje e mëhershme ka një vajzë, për emisionin “Mirage” tregoi se njohja me Kurtishin ka ndodhur kur ka kënduar në një lokal në Shëngjin. Ajo theksoi se dasmë nuk kanë dashur të bëjnë shkaku i fëmijëve, pasiqë ajo ka një vajzë, ndërsa Kurtishi një djalë.

Ajo më tutje tregoi se është në muajin e shtatë të shtatzanisë dhe se do të lindë vajzë.

Kujtojmë që Dafina Dauti është artiste mjaft e pëlqyer. Ajo është nënë e një vajze 11 vjeçare nga një lidhje e mëparshme. Ndërsa, tani është në pritje të një fëmije me Kurtishin/21Media